Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional (QZAP) është një institucion publik profesional që ofron mbështetje dhe zhvillim për arsimin profesional dhe për të gjithë subjektet të interesuar për arsimin profesional në Republikë (partnerë socialë, institucione arsimore, nxënës, mësues dhe të tjerë).
Misioni i Qendrës është të ofrojë arsimim dhe trajnim profesional cilësor që i përgjigjet nevojave të tregut të punës, të kontribuojë në rritjen e normës së punësimit të të rinjve dhe të përmirësojë efikasitetin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë.
Misionin e tij, Qendra do ta realizojë duke krijuar kushte për themelimin e një sistemi fleksibël të arsimit profesional të bazuar në filozofinë e mësimit gjatë gjithë jetës, që nënkupton:
- Përfaqësim i vazhdueshëm i arsimit profesional për të gjithë anëtarët e shoqërisë
- Arsim që i përgjigjet nevojave reale të pjesëmarrësve dhe mjedisit lokal;
- Zgjerimi i mundësive për mësim përmes pluralizmit institucional, programatik dhe organizativ dhe lidhja e arsimit formal dhe joformal;
- Sigurimi i cilësisë dhe profesionalizmit në realizimin e arsimit profesional me verifikim shoqëror të standardeve.
Qendra realizon misionin e saj sidomos përmes:
- Sigurimi i cilësisë së arsimit të mesëm dhe ndjekja e rezultateve të nxënësve, mësuesve dhe shkollave;
- Përmirësimi i lëvizshmërisë vertikale dhe horizontale të nxënësve;
- Plotësimi i kërkesave të ekonomisë për kompetenca të reja;
- Lidhja e arsimit me tregun e punës dhe krijimi i lidhjeve fleksibël;
- Miratimi dhe inovimi i standardeve të profesioneve dhe programeve arsimore;
- Hyrja e programeve të reja arsimore;
- Balanca midis arsimit të përgjithshëm dhe atij profesional;
- Diploma dhe certifikata të harmonizuara me standardet evropiane;
- Përshtatja e rrjetit të shkollave me nevojat e tregut dhe politikat e punësimit;
- Përshtatja e rrjetit të shkollave me nevojat e tregut dhe politikat e punësimit
- Sigurimi i burimeve të ndryshme të financimit për arsimin profesional



